Vendosni fjalën kyçe....

Dy ditë pas shkarkimit nga Kuvendi, Meta i rikthehet konferencave për shtyp


Prej më shumë se 1 muaji presidenti Ilir Meta nuk ka mbajtur asnjë konferencë për mediet, por pas shkarkimit të tij nga Kuvendi dy ditë më parë, ai sot ka lajmëruar se do të mbajë të parën konferencë pas gjithë kësaj kohe.

Konferenca për shtyp e presidentit është lajmëruar në orën 13:00. Edhe pse nuk tregohet çështja për të cilën Meta do të flasë, për shkak të zhvillimeve të fundit besohet se do fokusohet në shkarkimin e tij nga Parlamenti.

“Rikthehen konferencat për media të së premtes.

Sot Presidenti Meta në bashkëbisedim me gazetarët në ora 13:00, në Institucionin e Presidentit.”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Për herë të parë në 30 vite, të mërkurën u shkarkua një president nga parlamenti i vendit. Në votimin për shkarkimin e presidentit Meta morën pjesë 114 deputetë, nga të cilët 104 votuan pro shkarkimit të tij, 7 votuan kundër ndërsa 3 abstenuan. Tanimi vendimi përfundimtar ngelet në dorë të Gjykatës Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *