Vendosni fjalën kyçe....

Fotoja e Ramës dhe Kurtit, Bojken Abazi: Përqafim prej boksieri, erdhi grushti më pas


Shumë u komentua fotoja që publikoi kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ku shihej i përqafuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi thotë pas përqafimit erdhi menjëherë grushti i Ramës, në intervistën e dhënë për mediat serbe.

Abazi në një postim në rrjetet sociale, shprehet se Rama ka goditur nismën e qeverisë Kurti për të paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas ‘përqafimit’, në intervistën për ‘Euronews Serbia’, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.”– shkruan Abazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *