Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankimimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, lidhur me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e saj nga detyra.
Hoxha është në burg pasi u arrestua muaj më parë me akuzën e korrupsionit.
Sipas prokurorisë, Hoxha, ndërhynte për uljen e dënimit të të burgosurve në këmbim të parave.
Ajo u ndalua në datën 11 shkurt të këtij viti ndërsa procesi ndaj saj vijon ende.