Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria planifikon të ndalojë përmbajtjet e LGBT-ve për të miturit


Partia në pushtet e Hungarisë ka paraqitur një legjislacion të ri për të ndaluar përmbajtjen që e sheh si promovim të homoseksualitetit dhe ndryshimit gjinor tek të miturit.

Siç shkruan BBC, projektligji do të ndalonte literaturën LGBT për fëmijët nën 18 vjeç, përfshirë materialin arsimor dhe reklamat që konsiderohen se promovojnë të drejtat e homoseksualëve.

Kjo ka zemëruar disa grupe të të drejtave të njeriut, që e kanë quajtur projektligjin e ri të ngjashëm me kufizimet ruse ndaj aktiviteteteve të grupeve të LGBT-së.

Partia Fidesz e Kryeministrit Viktor Orban, po përgatitet për zgjedhjet që do mbahen në fillim të vitit 2022.

Projektligji i propozuar ndëshkon pedofilinë. Në një nga pikat thuhet se të rinjve nën 18 vjeç nuk mund t’u tregohen përmbajtje pornografike, ose ndonjë përmbajtje që inkurajon ndryshimin gjinor ose homoseksualitetin.

Një aleancë e grupeve hungareze LGBT, u bëri thirrje aktivistëve të lobojnë deri tek presidenti i SHBA-ve Joe Biden.

Shoqëria Hatter, një nga ato grupe, tha se propozimi i partisë Fidesz “do të frenonte seriozisht lirinë e fjalës dhe të drejtat e fëmijëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *