Kërcënohet me jetë Asllan Bajrami, drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet. Mësohet se prokurori kur ka shkuar sot në punë, ka gjetur në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56, që dyshon se ka qenë një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij.
Bajrami ka depozituar kallëzim menjëherë pas kësaj dhe policia ka nisur hetimet.
Gjatë dëshmisë së tij, prokurori ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka marrë thirrje gjithashtu thirrje në celular nga numra private dhe ka dyshime se mund të kenë lidhje me kërcënimin. Siç raporton “Balkanweb” ato po verifikohen tashmë nga grupi hetimor.