Zv.presidentja amerikane u prit me protesta në Guatemalë para pak ditësh në vizitën e saj në vendin amerikano-qendror teksa Uashingtoni po përballet me krizën e emigrantëve në kufirin jugor.
Dhjetëra qytetarë dolën në rrugë me pankarta në duar ku shkruhej ‘Kamala, shih punën tënde’ apo ‘Kamala, Trumo fitoi’. Ajo u takua me presidentin e vendit, Alejandro Giammattei. Udhëtimi ishte i pari ndërkombëtar i Harris si zv.presidente.
Harris ka qenë një shënjestër e shpeshtë e kritikëve që kur u vendos në krye të krizës në kufirin SHBA-Meksikë në mars. Giammattei ka fajësuar SHBA-në për fluksin e migrantëve, duke pretenduar se vendi ka dërguar një mesazh shumë të butë.
“Ne i kërkuam qeverisë së Shteteve të Bashkuara të dërgojë më shumë një mesazh të qartë për të parandaluar largimin e më shumë njerëzve.” – i tha ai CBS News.
“Mesazhi ndryshoi në:‘ Ne do të bashkojmë familjet, ne do të ribashkojmë fëmijët. Të nesërmen, bandat ishin këtu duke organizuar grupe fëmijësh për t’i marrë ato në Shtetet e Bashkuara.” – shtoi ai.
Duke iu përgjigjur akuzave të Giammattei, zëdhënësja e Harris, Symone Sanders, vuri në dukje ndryshimin e klimës dhe ekonomitë e dobëta si shkaqe të imigracionit të paligjshëm në SHBA.