Vendosni fjalën kyçe....

Kurti u drejtohet deputetëve të opozitës: Kam veç një lutje, mos më rrëzoni edhe një herë


Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti, foli për strategjinë e qeverisë së tij për dialogun me Serbinë. Pasi tha ç’kishte për të thënë, Kurti u bëri një lutje deputetëve.

“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”- tha Kurti. Deputetët e pranishëm në sallë nisën të qeshnin.

Këto deklarata vijnë në prag të takimit të tij me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Pas tij u ngrit në foltore kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili i kërkoi Kurtit që të mos bëjë drama. “Mos bë drama kryeministër se nuk është tu të rrëzu kush. Edhe nëse ke me u rrëzu, ke me e rrëzu veten.” – deklaroi Abdixhiku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *