Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për medie, ku ka adresuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar atë nga detyra.
Meta tha se ajo ishte një shfaqje e një Parlamenti monist.
“Pas 24 Prillit se kam vënë re shumë të mërzitur. Natyrisht nuk ka arsye për të qenë i lumtur por të paktën duhet të jeni të kënaqur që po kalojmë nga periudha e para 25 Prillit të Parlamentit monist dhe po rikthehemi në epokën e pluralizmit parlamentar.
Meqenëse ka patur kërkesa të vazhdueshme nga ana juaj për intevistaa, konsiderata lidhur me shfaqjen më të fundit të Parlemtnit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqje se ka qenë për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore, për ta spostuar në faktorë që nuk ekzistojnë.
Pa e zgjatur shumë theksoj gatishmërinë time që e kam shorehur, për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqjeje brenda afatit ligjor që ishte pikërisht data 10 Maj dhe për të cilën i lajmërova shumë ditë përpara dhe ata e refuzuan dhe e kishin në diktat që presidenti të linte takimin e planifikuar prej 10 ditësh me ministren e Austrisë dhe presidentin e Sllovenisë.”– deklaroi Meta.