Nga 15 korriku nisin fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit drejt Stambollit në Turqi e Zyrihut në Zvicër.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama në Facebook.
Kreu i qeverisë ironizon opozitën pas deklaratave të saj më herët se ndërtimi i aeroportit ishte thjesht për fushatë.
“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”. – shkruan Rama.