Pavarësisht ngurrimit fillestar, autoritetet suedeze kanë filluar të vendosin lidhje mes krimit të dhunshëm dhe përplasjeve me armë të bandave me emigracionin.
Pas vërshimit të fundit të dhunës së ashpër në periferinë e Goteborgut, Hjällbo, që është përshkruar si zonë lufte mes bandave klanore, Moderatorët liberal-konservatorë, partia më e madhe e opozitës suedeze kanë sugjeruar vendosjen e ushtrisë në rrugë për të ndaluar konfliktin.
Këshilltari bashkiak i Goteborgut, Hampus Magnusson, përmendi një vendim për të lejuar ndërhyrjen ushtarake kundër krimit të bandave të miratuar së fundmi nga partia në Suedinë perëndimore, e cila së shpejti do të diskutohet në një samit kombëtar.
“Ne kemi një autoritet policor që është nën një presion të madh dhe që në shumë raste është në disavantazh. Atëherë ne nënkuptojmë që ushtria mund t’i mbështesë ata me disa detyra ku ata kanë trajnim përkatës, të tilla si vendosja e bllokimeve të rrugës ose kontrolli i automjeteve.” – tha Hampus Magnusson për gazetën ‘Dagens Samhälle’.
Aktualisht, ushtria suedeze nuk mund të përdoret në një mënyrë që përfshin ‘një rrezik ku ajo mund të përdorë forcë ose dhunë ndaj individëve’, sipas Urdhëresës për mbështetjen e Forcave të Armatosura për veprimtaritë civile, por kjo kërkohet të ndryshohet nga partia më e madhe opozitare.
Hera e fundit ku përforcimet ushtarake u përdorën në ndihmë të policisë në Suedi, përfundoi në mënyrë dramatike, gjatë të ashtuquajturave të shtëna në Ådalen në vitin 1931, kur pesë njerëz u vranë gjatë një greve të punëtorëve.
Propozimi i Magnusson është mbështetur nga kryetari i bordit komunal në Goteborgg dhe partneri i tij i partisë, Axel Josefson.
Hjällbo, ku mbi 90 për qind e popullsisë ka një prejardhje emigrante, është në listën e ‘zonave veçanërisht të rrezikuara’ të rrënuara nga krimi i shfrenuar, papunësia, paligjshmëria dhe shoqëritë paralele.