Përfshihet nga flakët një banesë private 2-katëshe në qytetin e Durrësit. Mësohet se nga zjarri është shkrumbuar plotësisht kati i dytë të banesës, ndërsa i pari nuk ka dëme.
Paraprakisht ka dyshime se zjarri është vënë nga një fëmijë i mitur, i cili ka qenë duke luajtur në kuzhinë. Dy zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje.
“Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.”- thuhet në njoftimin e policisë.