Vendosni fjalën kyçe....

Për herë të parë në histori, Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB (Video)


Shqipëria është votuar sot si anëtare e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë votimit ditën e sotme, Shqipëria mori 175 vota nga 190 vende në OKB që morën pjesë në votim duke u bërë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për dy vitet e ardhshme.

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit shqiptar që zgjidhet në një pozicion të tillë.

Në votimin e zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me seli në Nju Jork, Shqipëria u përfaqësua nga ministrja e Jashtme, Xhaçka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *