Ata që kanë kryer veprime ‘antisemite’ duhet të ndalohen të marrin shtetësinë gjermane, tha një zëdhënës i politikës së brendshme për partinë e kancelares Angela Merkel në Bundestag përpara votimit për këtë çështje.
“Ligji i Shtetësisë duhet të ndalojë shprehimisht natyralizimin e njerëzve që kanë kryer veprime antisemite.” – tha Mathias Middelberg, një ligjvënës nga Bashkimi Kristian-Demokrat i Merkelit (CDU) për gazetën gjermane NOZ përpara debatit parlamentar mbi ndryshimet në ligjin e shtetësisë që do të votohen më vonë këtë javë.
Lista e krimeve ‘antisemite’ duhet të përfshijë veçanërisht akte që synojnë shtetin e Izraelit, tha deputeti.
“Kushdo që nxit publikun kundër hebrenjve, vë në dyshim ekzistencën e Shtetit të Izraelit ose djeg një flamur izraelit nuk duhet të bëhet shtetas gjerman.” – theksoi ai.