Vendosni fjalën kyçe....

Statuja e Cecil Rhodes u vendos të mbahej, pedagogët e Oksfordit bojkotojnë mësimin


Rreth 150 akademikë të Universitetit të Oksfordit po refuzojnë të japin mësim në një nga kolegjet e tij pasi u vendos që të mbahej statuja e diskutueshme e Cecil Rhodes.

Për vite me radhë, aktivistët kanë bërë thirrje që statuja në Kolegjin Oriel të hiqet pasi u kujtonte epërsinë e të bardhëve dhe racizmin.

Por muajin e kaluar kolegji vendosi të mos e hiqte atë për arsye praktike.

Tani, disa akademikë po bojkotojnë kolegjin dhe kanë nënshkruar një peticion duke thënë se statuja “glorifikon kolonializmin”.

Siç shkruan BBC, pedagogët po refuzojnë të japin udhëzime për studentët ose të marrin pjesë në leksione atje.

Pas sjelljes së pedagogëve, Kolegji shprehu “trishtim” për vendimin e tyre, ndërsa kreu i Universitetit të Oksfordit tha se ishte “thellësisht e zhgënjyer”.

Një zëdhënës tha se qeveria do të priste që “masat e duhura” të ndërmerreshin nëse mësimi i studentëve prishej nga mosmarrëveshja.

Rhodes ishte një biznesmen dhe politikan i cili luajti një rol të madh në Afrikën e Jugut në Shekullin 19. Kritikët e tij e shohin atë si përfaqësues të kolonializmit dhe një nga njerëzit që ndihmoi në hapjen e rrugës për aparteidin.

Ai kishte qenë student në Oriel dhe statuja e tij tani vendosur është sipër një dere të një ndërtese që mban emrin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *