Po zhvillohet takimi mes përfaqësuesve të Kuvendit dhe gazetarëve, për rregulloren e re që ndalon mediat në komisionet parlamentare.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka deklaruar se për këtë rregullore duhet kohë, të dëgjohen sugjerimet e medias dhe më pas ta vendosë Parlamenti i ardhshëm.
“Pretendimi që duhet të diskutohet ka të bëjë me faktin që ka një diferencë shumë të lehtë, mes nenit të pozitës së reporterit, me pjesën tjetër të reporterit. Kam patur mundësi të jem vizitues në ambiente parlamentare, përfshi atë të BE. Më është dashur të shoh diferencën.
Jemi koshient se satatusi i reporterit për median publike, për besueshmërinë institucionale, na diferencon, për për publikun e përcakton publikun.
Sugjerimi tjetër që kam të bëj unë, dua të falenderoj edhe korrektesën e Shoqatës së Gazetarëve.
Pse të lihej në moment të fundit, kur mund të evitohej, Aq më tepër, që në vëmendjen time që mund të besohej ky ndryshim për Parlamentin e ardhshëm, dhe do kishte edhe një kohë për të mos qenë vizitorë të vonuar, por trajnues derisa legjitimohet funksioni i tij.
Duhet një proces dhe hapësirë kohore me këtë sistem të ri, që nuk duhet të përjashtojë reporterët dhe mediat. Pasi të përfundojë ky inkursion me mediat, të merreshin parasysh sugjerimet.”- tha Çipa.
Nga ana tjetër Sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj tha se procesi nuk ka filluar, dhe madje ka kohë për reflektim. Gjonccaj theksoi edhe ai vetë i ka pyetur dhe ka kërkuar bashkëpunim nga gazetarët.
“Ne kemi miratuar, por procesi nuk ka filluar akoma. Po përgatitemi për sesionin e ri. Kemi gjithë kohën në dispozicion për të reflektuar. Disa nga televizionet kanë ardhur në parlament dhe kanë testuar e kanë bërë lidhje nëpërmjet këtij testimi të ri. Pjesa që ju referuat, gazetarëve të RTSH e ATSH.
Në rregullore është përcaktuar që kjo gjë ka të bëjë vetëm për seancën plenare, siç ka qenë, asnjë ndryshim në rregulloren e vjetër. I njëjti trajtim. Vetëm tek salla plenare, që sigurojë transmetimin e seancës plenare. Bie dakord që shumë gjëra mund të ishin thënë me kohë. Por ky proces është implementuar në një kohë të gjatë. Është gjithçka e qartë. Jam takuar me shumë gazetarë. I kam pyetur, kam kërkuar këshilla, si do ndihmojmë njëri-tjetrin. Janë dy interesa që ecin apralelisht, se ka të bëjë me interesin e publikut. Kjo është shtëpia e popullit. Ky investim nuk duhet parë me negativizëm gati në kufitë e mospranimit, po bëhet për gazetarët. Përveçse në interest ë parlamentit, kjo bëhet për gazetarët. Në këtë pikë jemi bashkë. Në funksion të transparencës.
Keni të drejtë, mund të ishte qasur më mirë, po vendimi i fundit i Byrosë vetëm stabilizoi, tek rregullorja pas medias.”- tha Gjonçaj.
Ai thekson para gazetarëve se sistemi i ri siguron 100% transparencë si për gazetarin dhe për publikun.