Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshentja që filmoi vrasjen e George Floyd-it fiton një çmim “Pulitzer”


Adoleshentja e cila filmoi videon në momentin e vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, ngjarje që shkaktoi protesta ndërkombëtare është vlerësuar me një Citim Special në Çmimet Pulitzer.

Siç shkruan “Daily Mail”, 18-vjeçarja Darnella Frazier u nderua në ceremoninë ku u shpallën çmimet prestigjioze të gazetarisë për vitin 2021, për videon e saj nga vrasja e Floyd në maj të vitit 2020 nga oficeri i atëhershëm i policisë, Derek Chauvin.

Darnella Frazier

Darnella u vlerësua sipas Bordit të Çmimit Pulitzer “për regjistrimin me guxim të vrasjes së George Floyd, një video që nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë në të gjithë botën, duke theksuar rolin thelbësor të qytetarëve në kërkimin e gazetarëve për të vërtetën dhe drejtësinë”.

Vajza, e cila ishte 17-vjeç në atë kohë, tha se ajo kurrë nuk kishte ndërmend të bëhej heroinë dhe nuk e kishte idenë për ndikimin që videoja që ajo regjistroi do kishte në të gjithë botën.

Darnella ishte duke ecur me kushëririn e saj nëntë vjeç për të marrë një një ushqim të shpejtë, kur pa katër oficerë që tërhiqnin një njeri me ngjyrë nga brenda një automjeti.

“Ajo nuk e kishte idenë se do të dëshmonte dhe dokumentonte një nga vrasjet më të rëndësishme dhe të profilit të lartë në historinë amerikane.”– tha avokati i adoleshentes, Seth Cobin për Star-Tribune.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *