Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kongresin e mbledhur në 30 vjetorin e Partisë Socialiste deklaroi se gjatë mandatit të tretë do nisë ndërtimi i linjës hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi.
Gjithashtu, Balluku tha se do rehabilitohet edhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.
“Përveç linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë Tiranë, Rinas Durrës, do vi dhe linja e re Pogradec, Korçë Greqi e cila do bëjë shumë më të leverdisshme dhe të shpejtë lëvizjen e mallrave e pasagjerëve në drejtim të Greqisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes një nyje në zonën e Linit. Duke jetësuar kështu korridorin e tetë. Linja me Malin e Zi do bëhet duke rehabilituar hekurudhën, Vorë, Hani i Hotit” – tha Balluku.