Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia e të arrestuarit për vrasjen në Peqin: Më shante e kërcënonte, deri sa vendosa t’i jap fund torturës


Ylber Xhahysa

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të vrasjes së Ylber Xhahysës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Peqin.

Leonard Bashaliu ka deklaruar para gjyqtarëve para se ti caktohej masa e sigurisë, se ai nuk donte që ta vriste bashkëfshatarin e tij, por se ky i fundit e kishte ofenduar vazhdimisht dhe se në një moment ai kishte menduar vetëm t’i jepte fund torturës.

Bashaliu i ka kërkuar falje familjes së viktimës.

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i rrezikuar. Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë. I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën. Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë. U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese. Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.” –ka deklaruar Bashalliu, sipas Balkanëeb.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjocaj më 8 qershor. Ylber Xhahysa, mbeti i vrarë pas një konflikti me Leonard Bashaliu.

45-vjeçari, i cili u dërgua në spital për fat të keq nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *