Presidenti rus Vladimir Putin ka krahasuar presidentin aktual të SHBA-ve Joe Biden me paraardhësin e tij Donald Trump gjatë një interviste televizive.
Putin e quajti ish-Presidentin Trump një “individ gjithë ngjyra” ndërsa tha se ai mund të punojë dhe me presidentin Biden.
Por Putini e quajti gjithashtu Trumpin impulsiv, kur u shpreh se nuk pret ndonjë “lëvizje të bazuar në impuls” nga Bideni.
“Unë besoj se ish-presidenti i SHBA-ve, zoti Trump është një individ i jashtëzakonshëm, individ i talentuar, përndryshe ai nuk do të ishte bërë President i SHBA-ve”– i tha Putini NBC News në intervistën e tij të parë me një rrjet të lajmeve amerikane që nga viti 2018. “Ai është një individ shumëngjyrësh. Ju mund ta pëlqeni ose jo. Por ai nuk erdhi nga institucioni amerikan, ai nuk kishte qenë pjesë e politikës më parë, dhe disa e pëlqejnë disa nuk e pëlqejnë, por ky është një fakt.”
Putin is still full of praise for Trump, calling him an “extraordinary” and “talented” person. pic.twitter.com/hYxeELs86N
— Jan Wolfe (@JanNWolfe) June 11, 2021
Më pas kur filloi të fliste për Bidenin shtoi: “Është rrënjësisht i ndryshëm nga Trump sepse Presidenti Biden është një njeri në karrierë. Ai ka kaluar praktikisht të gjithë pjekurinë e tij në politikë. Ky është një lloj tjetër personi dhe është shpresa ime e madhe që po, ka disa përparësi, disa disavantazhe, por nuk do të ketë lëvizje të bazuara në impuls, në emër të presidentit në detyrë të SHBAve.”
Kjo intervistë e Putinit vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë historikisht të tensionuara dhe përpara takimit të ardhshëm të liderit rus me Bidenin.