Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënimi i Prokurorit të Përmetit, Ministrja Gjonaj: Më shumë mbështetje e mbrojtje për të gjithë magjistratët


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me rastin kërcënimit të Prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, i cili një ditë më parë gjeti një plumb në dritaren e tij të zyrës.

Gjatë një takimi në Shkodër, Gjonaj tha se fuqizimi përmes Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, do të duhet të vijojë duke u dhënë më shumë mbështetje e mbrojtje të gjithë magjistratëve.

“Jam një ndër mbështetësit tuaj, në çfarëdolloj situate që do të keni, me qëllim që të ushtroni me përgjegjshmëri detyrën tuaj. Janë raste fatkeqe që dëgjon si rasti i Përmetit, i prokurorit të Përmetit kërcënimet që marrin. Prandaj edhe fuqizimi përmes Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, do të duhet të vijojë më tej, duke u dhënë më shumë mbështetje e mbrojtje të gjithë magjistratëve, të cilët ndihen të rrezikuar për shkak të detyrës nga faktorë të ndryshëm.”- tha ministrja Gjonaj.

Zonja Gjonaj ndodhej sot në Shkodër, së bashku me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *