Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kushi u përgjigjet maturantëve: Po vlerësojmë pyetjet, nëse e tejkalojnë nivelin do rishikojmë vlerësimin e pikëve


Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas protestës së maturantëve në Tiranë dhe në qarqet e tjera të vendit, për tezën e provimit të matematikës.

Në komentin e saj, zonja Kushi shprehet se po vlerësohet niveli i vështirësisë së çdo pyetjeje në test dhe në rast se rezulton mbi nivelin e parashikuar, do rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.

 “Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”- thotë ministrja Kushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *