Sfida mes Danimarkës dhe Finlandës për Euro 2020 është ndërprerë pasi lojtari Christian Eriksen është rrëzuar në fushë.
Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë lojtarit i cili është larguar për një trajtim mjekësor më të specializuar jashtë fushave.
Nisur nga gjendja jo e mirë e lojtarit zyrtarët kanë vendosur që ndeshja të ndërpritet.