Vendosni fjalën kyçe....

Nesër zgjedhjet në PD, Gjana: Miratuam listën paraprake të komisionerëve, Shehaj dhe Harxhi ende s’i kanë sjellë emrat


Vetëm një ditë na ndan nga zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, mirëpo ende nuk është miratuar një listë përfundimtare e përfaqësuesve në Komisione.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në këtë parti, Jemin Gjana tha në një deklaratë për mediat se komisioni ka miratuar listën paraprake të komisionerëve dhe se aktualisht vijon procesi për shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PD-së.  Gjana theksoi se dy kandidatët Agron Shehaj dhe Edith Harxhi ende s’i kishin sjellë emrat e komisionerëve.

 “Sapo përfunduam një nga mbledhjet e komisionit. Miratuam listën jo përfundimtare, sepse nuk janë përfaqësues për të gjita komisionet.

Kandidati Kadilli ka sjellë përfaqësuesit e tij nga 76 në 54 komisione deri tani.

E miratuam këtë listë pasi bëmë verifikimet e të qenurit anëtarë në sistem. Kam bërë një njoftim që në mëngjes për tre kandidatët dhe tre përfaësuesit e tyre. I vetmi që ka reaguar deri tani është Kadilli. Kam një telefonatë të Kaprit (përfaqësuesi i Shehajt) që më thotë se do e dorëzojnë listën pasdite. Në këto kushte do të duhet të rimblidhemi përsëri pasdite. Ende nuk kam ndonjë komunikim nga stafi i zonjës Harxhi.

Qendrat do të duhet të jenë të hapura në orën 8 ditën e nesërme. Nëse do të ketë raste që do të mungojnë, apo do të dërgojnë lista me emra që nuk janë anëtarë të PD, kjo s’do të thotë se qendrat nuk hapen. Janë nisur në të gjitha qarqet materiali zgjedhor. Listat e votuesve që janë shkarkuar nga sistemi, po shpërndahen të gjitha. Në fund është lënë Tirana. Procesi përfundon i gjithi deri në drekë.”- deklaroi sot Gjana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *