Jo vetëm në Tiranë, maturantët janë ngritur në protestë edhe në Durrës, përpara Drejtorisë Rajonale parauniversitare.
Maturantët ankohen se pyetjet e provimit të tyre ishin të kopjuara nga universitetet e Anglisë dhe se nuk ishin të ngjashme me ato çfarë kanë mësuar dhe janë përgatitur në shkollë. Maturantët protestues kërkojnë një rivlerësim të testit ku të ulet tavani i pikëve, ose ta rikryejnë edhe një herë tjetër.
Në pankartat që mbajnë në duar, maturantët kujtojnë edhe dilemat e vitit të kaluar në provimin e Letërsisë me Turin.
“Ne kemi dy vite online duke marrë parasysh dhe kushtet në të cilat ne kemi mësuar, kanë qenë tepër të vështira. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, sepse nga këto provime varet e ardhmja jonë që me 3 vite punë na u shemb për 2 orë e gjysmë.”– është shprehur një nga maturantët.