Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk kishte asgjë jashtë programit”- QSHA iu përgjigjet maturantëve për testin e Matematikës pak para protestës


Pasi dolën nga provimi i matematikës ditën e djeshme, maturantët u ankuan se pyetjet ishin shumë të vështira dhe jashtë programit, saqë e konsideruan testin një “bombë”.

Një ditë më pas, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me provimet e maturës.

Një përfaqësuese e QSHA-së tha se në tezën e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor.

“Nxënësit e mirë nuk kanë pasur vështirësi. Pjesën tjetër mund ta zgjidhnin me studim shenje, me grafik apo pikë provë. Nga korrigjimi do shohim se si kanë reaguar në këto teste. Pyetja me ekuacionin e drejtëzës ka ushtrime të tilla pa fund. Teza është e nivelit mesatar, nuk ka asnjë jashtë programit. S’ka asnjë gabim shkencor. Sa i përket asaj që thonë; e përkthyer.

Tekstet janë të përkthyera. Polinomet janë ato që janë, nuk është çështje kopjimi dhe nuk janë të nivelit të Cambridge. Pasi kanë parë skemën e provimit do jenë qetësuar. Pastaj nxënës që kanë hyrë me mendimin që; ‘unë do kopjoj’, është gjë tjetër gjë kjo. Aty ka pasur ushtrime të nivelit edhe për nxënësit mesatar.”- tha përfaqësuesja e QSHA-së.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak para nisjes së protestës së maturantëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *