Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri mes grave në një qendër estetike në Tiranë, dhunohet 33-vjeçarja


Një trajtim bukurie në një qendër estetike në Tiranë, duket se ka shkuar keq pasi disa gra janë përplasur me njëra-tjetrën duke përdorur edhe dhunë.

Policia ka njoftuar se ditën e premte një 33-vjeçare është dhunuar nga dy gra, në ambientet e një qendre estetike në bulevardin “Bajram Curri”. Pas incidentit, e lënduara ka shkuar e ka bërë një denoncim në polici.

“Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasve I. Gj., 39 vjeçe dhe A. D., 35 vjeçe, pasi në bulevardin ‘Bajram Curri’, në ambientet e një qendre estetike kanë goditur me sende të forta shtetasen L. Rr., 33 vjeçe.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *