Vendosni fjalën kyçe....

“Po s’bëtë vaksinën, ju bllokojmë kartat SIM”- Masa ekstreme e qeverisë së Punjabit në Pakistan


Qeveria provinciale e Punjabit në Pakistan po vendos masa shtrënguese për të rritur numrin e qytetarëve që pranojnë të marrin vaksinën kundër Covid-19.

Gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë civilë dhe ushtarakë të kryesuar nga Ministrja e Shëndetësisë e Punjabit, Yasmin Rashid, u bënë të ditura planet për të çaktivizuar kartat SIM të njerëzve që nuk pranojnë të marrin vaksinën.

Rashid tha se politika do të çaktivizonte kartat SIM që u përkisnin atyre që nuk arrijnë të vaksinohen “përtej një kohe të caktuar”.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të detyruar njerëzit të vaksinohen … Qeveria nuk mund të lejojë që individët, të cilët nuk duan të vaksinohen, të rrezikojnë jetën e atyre që janë tashmë të vaksinuar.”- tha ministrja e shëndetësisë për gazetën “Express Tribune” të Pakistanit. Ajo tha se qeveria provinciale do të hartonte një afat kohor për zbatimin e këtij rregulli të ri sapo të merrte miratimin zyrtar nga Qendra Kombëtare e Komandës dhe Operacionit, e cila koordinon përgjigjen kombëtare të Pakistanit ndaj Covid-19.

Departamenti i Shëndetit Primar dhe Sekondar në Punjab njoftoi masën të enjten pas këtij takimi me ministren.

“Kartat SIM të njerëzve që nuk vaksinohen mund të bllokohen.”- shkroi departamenti në një postim në “Twitter”.


Kjo u konfirmua më vonë edhe nga zëdhënësi i Departamentit të Specializuar të Shëndetësisë në Punjab, Syed Hammad Raza.

RT shkruan se përveç kufizimeve të kartës SIM, autoritetet mund të ndalojnë gjithashtu njerëzit e pa vaksinuar të shkojnë në parqe, restorante dhe qendra tregtare. Punjab është provinca më e populluar e Pakistanit, ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë së përgjithshme të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *