Vendosni fjalën kyçe....

Protesta edhe në Gjirokastër: Pyetjet ishin të kopjuara keq nga “Cambridge”


Maturantët po protestojnë edhe në qytetin e Gjirokastrës. Ata kërkojnë përsëritje të testit dhe ndryshim të pikëve, pra të ulet pragu nga 60 në 50 pikë për të marrë notën 10.

Të rinjtë pretendojnë se e ardhmja e tyre është kompromentuar nga papërgjegjshmëria e Ministrisë së Arsimit.

Ata ankohen se provimi i matematikës, kishte pyetje nga tema të cilat nuk i kishin zhvilluar fare ose mjaftueshëm dhe se ishin kopjuar keq nga Cambridge.

“Provimi ishte skandaloz, i një niveli të papërshkrueshëm. Asnjëri nga neve nuk ishte i përgatitur për një nivel të tillë vështirësie, as me të gjitha mundësitë që kishim për të mësuar gjatë vitit. Nuk jemi të përgatitur për një të tillë transformim. Ka pasur gjithmonë manovrime në vështirësinë e provimit. Nuk kemi qenë të përgatitur. Edhe provimi i anglishtes i cili i ka paraprirë këtij provimi ishte i një niveli skandaloz. Varionte drejt C1, C2.

Nuk besoj që ka pasur një nxënës që nuk ka ndjerë vështirësi. Ushtrimet janë marrë fotokopje nga tekstet e Cambridge, janë kopjuar në një mënyrë skandaloze, as përmbajtja e tyre nuk përkon me tekstet tona. Çfarë duhet të bëjmë ne, a është e drejtë të penalizohemi për gjëra që nuk i kemi mësuar?
Le të çohen të tërë maturantët në të tërë Shqipërinë, nuk durohet më kjo gjendje.”-
deklaroi një nga maturantët.

Të rinjtë protestues shtojnë se e ardhmja e tyre vlen më shumë se “rrogat e zyrtarëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *