Sulmuesi i Francës Wissam Ben Yedder tha se kampionët në fuqi të botës janë në grupin më të vështirë në Kampionatin Evropian.
Ai shprehet se francezët duhet ta nisin fuqishëm fushatën e tyre kundër Gjermanisë në hapjen e së martës.
Franca e cila mundi Kroacinë në Kupën e Botës 2018, është në Grupin F përkrah Portugalisë, Gjermanisë dhe Hungarisë.
“Është grupi i vdekjes. Ka me të vërtetë skuadra të mira.”- tha Ben Yedder, citon Reuters.
Sulmuesi francez tha se ata do të japin maksimumin.
“Ne do ta fillojmë garën me shumë energji. Ne jemi vërtet të paduruar për të filluar garën dhe do të japim maksimumin tonë. Ne kemi një lojë vërtet të madhe si pikënisje dhe e dimë që duhet të jemi solidë së bashku për ndeshjen e parë.”
Mbrojtësi francez Benjamin Pavard gjithashtu tha se Franca përballet me një sfidë të vështirë kundër gjermanëve, të cilët do të luajnë para turmës së tyre në Mynih.
“Ndeshja e parë është shumë emocionuese kundër Gjermanisë.”- tha Pavard. “Nuk do të jetë një lojë e lehtë kundër një skuadre shumë të mirë gjermane. Ne nuk do të ushtrojmë ndonjë presion mbi veten tonë.”