Pesticidet kineze për shqiptarët, që në fakt ndalohen të hyjnë në vendin tonë, janë një skandal i raportuar dje nga CNA.al dhe ashtu siç ne premtuam po sjellim dokumentet që tregojnë sesi sasira të mëdha, me mijëra pako pesticide për bujqësinë, kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet Durrësit. Apo janë zhdoganuar më pas, në doganën e Beratit.
Sipas dy dokumenteve që do të shikoni më poshtë, sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai drejt Durrësit, ku bëhet fjalë për rreth dy mijë kilogram në një zë, më pas 2500 litra në një zë tjetër, dy mijë litra në një zë, dhe një mijë kg në një zë tjetër.
Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.
Gjithashtu dokumenti i dytë që shihni më poshtë, flet për gati tre mijë pako sasi, të cilat janë nisur nga Kina, për në Portin e Durrësit.
Dokumentet tregojnë qartësisht se sasia që ka mbërritur, është një sasi mallrash e marrë në Shanghai të Kinës dhe është sjellë më pas në Shqipëri.
CNA.al dje raportoi se kishte ndodhur një skandal. Pra, pesticide kineze, të cilar ndalohen rreptësisht nga ligji të hyjnë në Shqipëri, pasi lejohen vetëm ato të çertifikuara nga BE, janë futur nëpërmjet doganave të vendit tonë.
Për këtë mësohet se ka pasur edhe një debat të fortë mes zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar dhe drejtuesve të doganave. Janë “prerë” dhe koka në dogana. Por janë larguar ata që kanë dashur të pengojnë hyrjen e këtyre pesticideve dhe me ndërhyrjen nga ana tjetër, të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë “Rama”, është bërë e mundur që të lirohen këto sasira. Pra, të hidheshin në treg.
Gjithçka është justifikuar me faktin se shoqëria kineze ishte filiali i një shoqërie spanjolle, por në fakt kjo lidhje nuk është provuar kurrë.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një hetim, apo informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Informacionit, Analizës së Riskut dhe Monitorimit, në dogana. Të cilat kanë kapur sasinë e pesticideve kineze që ishin duke hyrë në Shqipëri, dhe më pas e kanë çuar çështjen në Prokurori.
Por, siç theksuam, dhe nga dokumentet që shikoni në lajm, sasitë e pesticideve kanë mbërritur në vendin tonë dhe kanë qënë politikanë të lartë që kanë ndërhyrë, për lirimin e këtyre sasive. Për t’u zhdoganuar më tej. Dhe raportohet për një sasi të hyrë në datën 6 shkurt të vitit 2018, më pas një sasi tjetër në 29 mars të vitit 2018, një sasi e tretë në 30 prill të vitit 2018.
CNA.al ka mundur të sigurojë edhe dokumentacionet që tregojnë cilat janë qytetet, numrat e deklaratave doganore nga është nisur kjo sasi pesticidesh për Shqipërinë, kush është kompania shqiptare, e cila i ka marrë, pra AGRO-ZANI shpk. Dhe më tej ne kemi mundur të sigurojmë edhe dokumente ekskluzive nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, që flasin për rastin konkret.
Me një hetim të filluar në vitin 2019, në shtator të këtij viti, i cili tregon qartësisht se pesticide kineze, të “maskuara” se gjoja vinin nga një filial i një shoqërie spanjolle, kjo e paprovuar, kanë hyrë në Shqipëri dhe tashmë ato besohet se janë konsumuar.
CNA.al do të sjellë nesër të tjera detaje, sipas të dhënave ekskluzive që tregojnë qartësisht këtë skandal, të përmasave të paimagjinueshme, ku pesticide kineze janë futur në Shqipëri, edhe pse ato janë të ndaluara me ligj.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e CNA.al