UEFA ka dalë me qëndrim zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të lojtarit të Danimarkës Christian Eriksen i cili u rrëzua papritur në fushë gjatë sfidës me Finlandën.
Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe ai është transferuar në spital.
UEFA do dalë me një deklaratë lidhur me sfidën e ndërprerë pas kësaj ngjarje.
“Pas urgjencës mjekësore që përfshiu lojtarin e Danimarkës Christian Eriksen, një takim krize ka ndodhur me të dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në 19:45 CET. Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar”-njofton UEFA.