Vendosni fjalën kyçe....

“Unë dështova” – Kim Kardashian pranon se ka ngelur për herë të dytë në provimin e Juridikut


Kim Kardashian ka zbuluar se ka dështuar për herë të dytë në provimin e vitit të parë të drejtësisë.

Ylli i shfaqjes reality “Keeping Up With The Kardashians” i mori rezultatet e provimit të dytë në episodin final.

Shfaqja e suksesshme televizive përfundoi të enjten pas 14 vitesh transmetimi, pasi kishte katapultuar familjen drejt famës dhe pasurisë.

Kim e cila po studion për të marrë një diplomë juridike, synon të hapë firmën e saj ligjore. Në episodin e fundit ajo pranoi:”Unë dështova … Unë thjesht nuk duhet të stresohem për këtë.”

Ajo tha se ishte shumë e trishtuar për rezultatin, i cili ishte “pak më i keq” se testi i saj i parë në fillim të këtij viti. Kim shtoi: “Thjesht duhet të bëj më mirë në të ardhmen.”

Motra e saj Khloe e ngushëlloi duke i thënë: “Ke kaluar Covidin, keni pasur ditëlindjen e 40-të. Ke kaluar shumë në marrëdhënien tënde. Dhe karantina. Unë me të vërtetë nuk mendoj se kjo kohë llogaritet”.

Kujtojmë se Kim Kardashian West është në proces divorci nga bashkëshorti i saj Kanye West. Çifti u martua shtatë vjet më parë dhe kanë katër fëmijë sëbashku.

Sikurse shkruan BBC, Kim u zotua ta bëjë përsëri provimin për herë të tretë më vonë këtë muaj.

Ajo shprehet se dëshiron të hapë firmën e saj ligjore duke u përqëndruar në reformën në burgje pasi të marrë diplomën në drejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *