Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së s’gjen emrin në listë, i kthehet Bashës: Veprim i ulët komunist, s’më largon dot nga partia


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha ka denoncuar heqjen e emrit të tij nga lista e votuesve.

Ai shkruan në rrjetet sociale se ky është një turp që rëndon mbi kreun e partisë, Basha, duke e paralajmëruar këtë të fundit se nuk e largon dot nga PD-ja.

Hoxha shton se me këtë veprim të ulët komunist Basha e motivon edhe më shumë për të folur mbi parimet e meritokracisë e mirënjohjes politike.

“Shkova ne njesine 8 ne degen e PD per te votuar, dhe rezultoi qe emri im ishte hequr si antar i PD, ky eshte nje turp qe rendon mbi Lulzim Bashen. Ti mund te kesh ne dore heqjen dhe vendosjen e emrave ne liste, por nga PD ti sme largon dot, perkundrazi me kete veprim te ulet komunist qe ke bere thjeshte me ke motivuar me shume per te folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracise dhe mirenjohjes politike.Aksionet e mia ne PD ti nuk i fshin dot, je antar me i vone se une PD.” – shkruan Hoxha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *