Menjëherë pasi hodhi votën në kuti për kandidatin që do zgjidhet kryetari i ri i PD-së, Sali Berisha ka shkuar në zyrën e kreut aktual Lulzim Basha.
Në një takim me dyer të mbyllura Berisha ka për rreth dy orë në zyrë me Bashën, raporton News 24.
Nuk dihet arsyet e këtij takimi të gjatë mes Bashës dhe Berishës në ditën kur zgjidhet drejtuesi i ri i PD-së.
Pas votimit të sotëm Berisha deklaroi se i qëndron deklaratave për një rikthim të mundshëm në drejtimin e PD-së.
Një lëvizje kjo që kërcënon pozitat e Bashës në parti pasi ky u fundit gëzonte mbështetje të plotë nga Berisha për gjatë 8 viteve që kur mori drejtimin e PD-së pas dorëheqjes së liderit historik të saj.