Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimit për zgjedhjet për kryetarin e ri të demokratëve.
“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”- theksoi Berisha.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e tij se nuk e përjashton një rikthim në krye të PD, Berisha tha se i qëndron atyre.
“Unë jam konsistent në deklaratat e mia”-u përgjigj Berisha.