Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë ndodhi para votimit në parlamentin izraelit, si e sulmuan kryeministrin deputetët e partisë së Netanyahut (Video)


Një seancë në parlamentin izraelit, e mbajtur për të konfirmuar koalicionin ‘ndryshim’ dhe për të hequr Benjamin Netanyahun nga pushteti ka përfunduar në kaos, me rivalin Naftali Bennett, që u ndërpre vazhdimisht gjatë fjalës së tij.

Bennett, udhëheqësi i aleancës Yamina dhe një figurë kryesore në koalicionin e tetë partive që kërkojnë të rrëzojnë Netanyahun, ishte i pari që mbajti fjalimin e tij gjatë seancës vendimtare të Knesset të dielën.

Por kur ai u ngjit në skenë, ai nuk u la të fliste, pasi deputetët nga partia Likud e Netanyahut dhe deputetët ultra-ortodoksë vazhdimisht e ndërprisnin atë, duke thirrur ‘gënjeshtar’ dhe ‘kriminel’. Disa nga ligjvënësit më të zhurmshëm u larguan nga parlamenti nga rojet.

Bennett iu përgjigj zhurmës duke thënë se Izraeli ishte ‘përballur me një sfidë të brendshme, një ndarje në popull që po shihet pikërisht në këto momente’.

“Kjo ndarje në shoqëri, e cila ndodhi gjatë sundimit të Netanyahut, na ka çuar në një stuhi urrejtjeje dhe një përplasje vëllezërish.” – këmbënguli ai.

Nëse deputetët votojnë për të mbështetur koalicionin ‘ndryshim’ më vonë sot, Netanyahu do të largohet nga posti i kryeministrit pas 12 vitesh drejt në pushtet.

Bennett do të bëhet zëvendësuesi i tij deri në vitin 2023, ndërsa pas këtij viti detyrën e kryeministrit do e marrë Yair Lapid i partisë Yesh Atid, nëse koalicioni arrin të qëndrojë së bashku deri atëherë. Blloku i ‘ndryshimit’ gëzon tani për tani vetëm një shumicë të vogël në Knesset.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *