Vendosni fjalën kyçe....

Gjana: Fituesi shpallet nesër paradite, kush ka pasur kartë anëtarësie ka votuar edhe pse s’e ka pasur emrin në listë


Jemin Gjana ka thënë para pak çastesh se ata persona që kanë pasr kartën e anëtarësisë janë lejuar në përgjithësi që të votojnë në zgjedhjet për kreun e PD-së.

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD tha se të gjithë ata që kanë kartën e anëtarësisë janë lejuar të votojnë edhe nëse nuk e kanë pasur emrin në listë.

“Në përgjithësi janë lejuar ato që kanë kartën e antarësisë, pa i penguar. Pash një Konjari se ishte e pezmatuar se nuk ka gjetur emrin në listë, është e vërtetë për efekt të përpunimit në sistemet e IT të emrave, nëse nuk rezulton në listë por disponon kartën e anëtarësie mund të votosh. Janë pengesa lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme kemi krijuar një hapësirë tjetër në lëvizje” – tha Gjana.

Ai shtoi më tej se të dhënat e para mbi rezultatin e votimit do jenë në 3 ose 4 orët e para pas mbylljes së qendrave ndërsa pohoi se rezultati përfundimtar do dalë nesër paradite.

“Një të dhënë të parë do e kemi rreth 3-4 orë pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim t’i sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që t’i shqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi.” – tha Gjana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *