Vendosni fjalën kyçe....

Gjana reagon për procesin e votimit: Nuk ka pasur përjashtime, komisioni refuzoi disa propozime të Shehajt


Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka reaguar në lidhje me procesin që po zhvillohet për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie.

Gjana ka thënë se deri në orën 10:30 kanë votuar 17.2% e anëtarëve dhe se vetëm në dy tre raste ka pasur ndërprerje të procesit.

Deri në 10 e gjysmë kanë votuar 12 mijë anëtarë. Një shifër 17, 2 për qind. Të dhënat e para një orë. Procesi ka ecur normalisht, nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në dy tre raste që ka pasur ndonjë ndërprerje për qartësim të situatave të votimit, janë marrë vendime në Komision dhe procesi ka vazhduar. Sapo të nxjerrim një të dhënë të dytë do t’ju nxjerrim ecurinë e pjesëmarrjes”-u shpreh ai për mediat.

I pyetur mbi shkeljet e pretenduara nga kandidati Agron Shehaj, Gjana thotë se nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues.

Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues. Mbrëmë deri në 12:30 ka vazhduar procesi i marrjes së propozimeve nga kandidatët për deputet dhe përfaqësuesit e tyre. Kemi pasur probleme në 7 apo 8 raste të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj, erdhën disa propozime, që u refuzuan nga Komisioni, është e qartë se pse, pasi një pjesë e tyre nuk kanë pasur kartë anëtarësie, dhe nuk është pranuar që të ndërrohen vendet nga një komision në një tjetër”- tha Gjana.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *