Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një banese të pabanuar në Shkodër.
Sipas policisë, i riu me iniciale A.D. është gjetur në lagjen ‘Ahmet Haxhija’ ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë ditë më parë.
Shkak për vdekjen e tij dyshohet se është përdorimi i tepërt i lëndëve narkotike.
Njoftimi
“Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”