Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, ka kërkuar zhdukjen e kreut të PD-së, Basha, sekretarit të Përgjithshëm Bardhi e kreut të komisionit zgjedhor Gjana nga pozicionet që mbajnë.
Reagimi i ashpër i Kullurit ka ardhur pasi ai nuk ka gjetur emrin e etij në lisën e votuesve në Tiranë.
Ai e cilëson këtë gjë një masakër zgjedhore duke shtuar se lufta për demokratizimin e PD-së do vijojë deri në fund.
“Pavarësisht vullnetit të mirë të komisionit zgjedhor të degës se PD nr. 2 Tirane qe me mundësoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listën e votuesve te Partisë Demokratike! Pas kësaj masakre zgjedhore brenda partisë me te madhe te opozitës 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD! Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit!” – shkruan Kulluri.