Vendosni fjalën kyçe....

Nishani: 50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh, atë që Rama bëri në 25 prill, Basha e bëri sot me PD-në


Bujar Nishani në deklaratën e tij për mediat pas votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së e ka krahasuar procesin e njëjtë me zgjedhjet e 25 prillit.

Nishani tha se atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët e bëri Basha me anëtarët e PD-së sot.

Sipas Nishanit 50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajve.

“50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. PD sot është në një rrezik të madh. Kjo është një betejë për demokracinë, shumica e demokratëve janë zemërthyer për këtë debat që kemi sot. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e  ka bërë brenda PD me anëtarët.

PD ka një sfidë më të madhe sfidën për rezistencë, nëse nuk kthehet në partinë që ishte. Situata në PD është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar, është mesazh që ka thirrje të madhe për situatën që është PD. Unë jam njeri që vlerësoj institucionet, kjo mundësi është e pamundur sot, partia s’ka institucionet e ankimit.  Unë jam kam qenë dhe do mbetem në borxh politik me PD gjithë jetën”- deklaroi Nishani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *