Kreu i një partie ekstreme të majtë franceze u mbulua me miell ndërsa fliste me gazetarët përpara një marshimi kundër të djathtës ekstreme.
Incidenti ndodhi disa ditë pasi presidenti i vendit Emmanuel Macron u qëlua me shuplakë gjatë një takimi publik në një qytezë në jug të vendit.
Partia Socialiste (PS) dhe partia e ekstremit të majtë La France Insoumise (LFI) udhëhoqën demonstrata së bashku me sindikatat dhe grupet mjedisore në rreth 140 qytete në të gjithë vendin të shtunën.
Kreu i PS, Benoit Hamon shkroi në Twitter se partia e tij kishte marshuar ‘në emër të moralit republikan’ dhe kundër ‘përhapjes së ideve të ekstremit të djathtë’.
Një burrë i maskuar hodhi miell në fytyrën e udhëheqësit të RFI, Jean-Luc Melenchon, kur ai po fliste për gazetarët në Place de Clichy, në Paris.
Politikani, i cili hoqi syzet dhe fshiu fytyrën me një shami më pas, tha se sulmi ‘burracak’ mund të kishte qenë më i keq se aq se ‘kufiri u kalua’ disa ditë më parë, kur një francez qëlloi me shuplakë presidentin e vendit, Macron.