Partia Demokratike, voton sot për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edit’h Harxhi.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00 të pasdites. Në orën 19:30 nis numërimi i votave dhe deri në orën 08:00 të ditës së nesërme pritet dalja e rezultatit.
Zgjedhja do t’i takojë anëtarësisë së Partisë Demokratike në mbarë vendin, sipas parimit “një anëtar një votë”. Në lista janë emrat e 75067 anëtarëve të PD, te cilët ndahen në 76 komisione votimi. Vota e e tyre do të vendosë mbi drejtuesin e partisë më të madhe opozitare në vend.
Në udhëzimin e fundit të kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, përcaktohet se një anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidatë në garë. Nëse zgjedh më shumë se një kandidat, vota e tij konsiderohet e pavlefshme.