Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë një 30-vjeçar në Elbasan


Një 30 vjeçar mbeti i plagosur në qytetin e Elbasanit, në orët e vona të mbrëmjes së shtunë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi Enea Zylfullari, 30 vjeç, gjatë një konflikti të dhunshëm, është qëlluar disa herë me thikë.

Të njëjtat burime konfirmuan se 30-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Gjykatës së Elbasanit gjatë një konflikti, ku dyshohet se janë përfshirë fillimisht disa persona.

Policia e Elbasanit ka arrestuar në kohë rekord autorin e kësaj plagosje, i cili është identifikuar si shtetasi me inicialet E.P., 16-vjeç, banues në Elbasan.

Ndërkaq, po hetohet për të zbardhur shkaqet e incidentit të përgjakshëm, me pasojë plagosjen e 30-vjeçarit nga Elbasani, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *