Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Blinken në Bruksel, firmosin marrëveshjen e teknologjisë 5G mes SHBA-së e Shqipërisë


Kryeministri Rama ëshë takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken në Bruksel.

Të dy kanë nënshkruar marrëeshjen për koordinimine teknologjisë 5G mes SHBA-së e Shqipërisë.

Në fjalën e tij pas ceremonisë, Blinken tha se ishte mirënjohës për punën që SHBA-ja e Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha.

Ai vlerësoi marrëveshjen e sotme duke theksuar se është një shembull edhe për vendet e tjera ndërsa vlerësoi kreun e qeverisë për lidershipin e tij në të gjitha bashkëpunimet mes palëve.

“Z.kryeministër faleminderit që jeni sot këtu, ju faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Mendoj që po përdor një shembull të fortë për të tjerët për nevojën për të siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet e ndjeshme të teknologjisë, të punojmë me shitës të besuar. Ky është një mesazh shumë i fortë për t’ua dërguar të tjerëve. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin që SHBA-ja ka pasur me Shqipërinë në shumë fusha të ndryshme, sidomos në stërvitjen e fundit ‘Defender21’ ky partneritet po forcohet gjthnjë e më shumë dhe e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë. Ju uroj për vendin në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe mezi presim që të bashkëpunojmë edhe atje dhe kemi shumë të mira për të bërë.” – tha Sekretari amerikan Blinken pas nënshkrimit të marrëveshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *