Kryeministri Edi Rama do zhvillojë pasditen e sotme një takim e Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken në Bruksel.
Takimin e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit në faqen ueb ku lajmëron se në orën 17:30 do zhvillohet takimi me Ramën në Bruksel.
Në njoftim nuk janë dhënë detaje rreth temave për të cilat do diskutohet.