Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina ‘ia sjell ngushtë’ Holandës, po e pëson në fund


Shumë emocione ka dhuruar sfida e mbrëmjes në Euro2020 mes Holandës e Ukrainës.

Ndërsa në letër dukej një detyrë e lehtë për ‘tulipanët’, fusha ka ofruar tjetër gjë. Vendasit arritën të shënojnë dy gola të shpejtë me Ëijnaldum e Ëeghorst në minutat ’52 e ’59 e kur dukej se çdo gjë kishte përfunduar, ukrainasit u zgjuan.

Ata shënuan  dy gola brenda katër minutash me Yarmolenko në minutën ’75 e Yaremchuk në minutën ’79.

Megjithatë gëzimi për miqtë nuk zgjati shumë duke qenë se në minutën ’85, Dumfries arriti të shënojë golin e fitores për Holandën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *