Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm në Vlorë, RENEA e FNSH operacione në disa qytete të vendit


Pamje nga aksioni në Vlorë

RENEA në bashkëpunim me FNSH-në, janë duke ushtruar kontrolle në disa qytete si Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë dhe Durrës.

Synimi i operacioneve është kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike.

Deri më tani janë shoqëruar dhjetëra persona për tu marrë në pyetje, kryesisht shtetas me precedent kriminalë.

Vetëm në qytetin e Elbasanit janë kontrolluar rreth 25 subjekte private.

Në 5 muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur një seri ngjarjesh kriminale ku janë vrarë persona me të shkuar kriminale ku disa prej këtyre ngjarjeve ende janë pa një autor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *