Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i ri i Izraelit zotohet të bashkojë kombin


Kryeministri i ri i Izraelit zotohet të bashkojë kombin e shkatërruar nga katër zgjedhje në dy vjet bllokim politik.

Sikurse shkruan BBC, ai tha se qeveria e tij do të “punonte për hir të të gjithë njerëzve”, duke shtuar se përparësitë do të ishin reformat në arsim, shëndetësi dhe shkurtimi i burokracisë.

Nacionalisti i krahut të djathtë do të drejtojë një koalicion të partive të mbështetura nga deputetët në një votim të mbajtur të Dielën.

Bennett pason Benjamin Netanyahu, i cili u detyrua të largohej nga detyra pas 12 vjetësh. Ai do të jetë kryeministër deri në shtator të vitit 2023 si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit.

Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin Yair Lapid, kreut të partisë qendrore Yesh Atid, për dy vjet të tjerë.

Netanyahu i cili është kryeministri më jetëgjatë i Izraelit – do të mbetet kreu i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të bëhet udhëheqës i opozitës.

Gjatë debatit të së Dielës në Knesset, Netanyahu premtoi: “Ne do të kthehemi”.

Koalicioni i ri u miratua në një votim të ngushtë me 60 vota pro, 59 kundër dhe me një abstenim. Pas votimit, Netanyahu shkoi tek Bennett dhe i dha dorën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *