Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqja e gripit të shpendëve, Bashkia e Shkodër ndalon tregtimin


Bashkia Shkodër ka marrë menjëherë vendimin për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjalla.

Masa vjen pas shfaqjes së rasteve me gripin e shpendëve në territorin shqiptar.

Në zbatim të Urdhrit Nr. 243, datë 08.06.2021 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zj. Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, duke nisur nga dita e nesërme, datë 15 qershor 2021, në territorin e Bashkisë së Shkodrës ndalohet:

Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administim të Bashkisë Shkodër. Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në bashkëveprim me Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Veterinar”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *